image Frikë nga koronavirusi, në Shqipëri karantinohen edhe 73 persona

Rajon

Frikë nga koronavirusi, në Shqipëri karantinohen edhe 73 persona

news image

Në qarkun e Gjirokastrës janë karantinuar 73 persona, të cilët kanë pasur historik lëvizje në vendet ku virusi ka qenë më parë i përhapur, kryesisht nga Italia, por edhe Greqia.

Mediat në Shqipëri raportojnë se në Gjirokastër aktualisht po qëndrojnë të izoluar në shtëpi 49 persona, në Dropull katër, në Libohovë tre, në Zagori një dhe në Cepo tre.

Pjesa tjetër janë të shpërndarë në zona të ndryshme të qarkut. Deri më tani s’ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 në qarkun Gjirokastër.

Ndryshe, në Shqipëri numri i rasteve të infektuar me koronavirus ka shkuar në 51, 34 prej të cilëve janë nga Tirana, 5 nga Durrësi (njeri prej të cilëve ka ndërruar jetë), dy nga Lushnje, dy nga Elbasani, gjashtë nga Fieri dhe dy raste nga Rrogozhina./GazetaSinjali/