Qytetarët kanë marrur shumë seriozisht vendimin e qeverisë së Kosovës për masat parandaluese ndaj virusit Covid-19.
Një nga udhëzimet e qeverisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit kanë kërkuar që qytetarët të mos dalin nga shtëpitë pa pasur nevojë në mënyrë që të shmanget përhapja e koronavirusit.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi të rrugëve plotësisht të zbrazura të Klinës, ku nuk shihet qoftë edhe një njeri.
Kujtojmë që në Klinë u shënua rasti i dytë me koronavirus, pasi një shtetase e Italisë e cila punonte në Kosovë u testua dhe rezultoi pozitivisht.
Qeveria e Kosovës, ka vendosur që Klina, Vita dhe Malisheva të futen në Karantinë, teksa numri i të infektuarve me virus në Kosovë ka shkuar në 20./ Gazeta Sinjali/