image Frika nga koronavirusi Juventusi anulon stërvitjet dhe vendos ekipin U-23 në karantinë

Futboll

Sport/ Frika nga koronavirusi Juventusi anulon stërvitjet dhe vendos ekipin U-23 në karantinë

news image

Ekipi Italian, Juventus i ka anuluar të gjitha seancat stërvitore dhe e ka vendosur të gjithë ekipin e tyre U-23 në karantinë, shkaku i frikës nga koronavirusi.

Kampioni Italian njoftoi vendimin pasi u zbulua se ekipi i të rinjve luajti me skuadrën e Serie C, Pianese, ku tre lojtarë dhe trajneri i tyre rezultuan pozitiv për virusin.

Raportohet se asnjë lojtar i Juventusit deri tani nuk ka përjetuar ndonjë simptomë të COVID-19.

Por skuadra e të rinjve do të qëndrojë në karantinë deri të paktën 8 mars, teksa edhe stërvitjet e skuadrës së parë të Juventusit janë anuluar./Gazeta Sinjali/