Mijëra çifte, shumica prej tyre me maska në fytyrë, lidhën kurorë në Korenë e Jugut. Frika ndaj koronavirusit ka bërë që ata të përdorin maska gjatë ceremonisë së rëndësishme, duke tërhequr edhe vëmendjen e madhe të mediave të huaja.
Mirëpo, pavarësisht se ishte dita e tyre më e rëndësishme çiftet duket se nuk e kanë shijuar fare.
“Unë jam e tronditur që po martohem sot”, tha Choi Ji-i ri, e cila u takua me burrin e saj vetëm dy muaj më parë.
Koronavirusi shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.
Dhjetëra vende të tjera të botës, përfshirë disa në Evropë, kanë raportuar raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/