Ekipet mjekësore të Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokoleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhtarët nuk janë vërejtur shenja klinike të sëmundjes.
Ky kontroll u bë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Pas kontrollit, udhëtarët janë këshilluar:
- Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;
- Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;
- Të evitojnë pērshëndetjen me shtrëngimin e duarve;
- Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.
- Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështërsive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhtimit./Gazeta Sinjali/