image Francezët kanë frikë nga vërshëllimat në Shqipëri, Cana ka një mesazh për ta

Futboll

Ndeshja/ Francezët kanë frikë nga vërshëllimat në Shqipëri, Cana ka një mesazh për ta

news image

Shqipëri-Francë është një sfidë e veçantë për shumë arsye dhe interesimi është i jashtëzakonshëm. Kjo ndeshje e cila ka marrë vëmendje maksimale edhe nga mediat franceze.

Si gjithnjë, kur bëhet fjalë për një duel të tillë nuk mund të mungoj një koment nga një ikonë si Lorik Cana, kapiteni legjendar kuqezi, por gjithashtu një personazh shumë i dashur dhe në Francë.

Në një intervistë të dhënë për “Ouest France”, Cana ka folur për këtë përballje dhe emocionet e tij, gjithashtu ka qetësuar Francën, duke i bindur se do të priten mirë në stadiumin e ri.

“Për mua është një sfidë speciale, që vë përballë vendin tim, me atë që kam luajtur për klube rreth 10 vjet. Në aspektin sportiv, nuk ka shumë interes, por është sfidë e veçantë, pasi po inaugurojmë stadiumin e ri. Do të ketë një ceremoni me shumë ish-futbollistë të Shqipërisë të pranishëm, ku do të jem edhe unë”.

Pritje armiqësore ndaj Francës?

“Unë isha në stadium ndeshjen e parë, që u ngatërrua himni. Ishte një episod i pakëndshëm për ne. Por, mbaroi aty. Të dy kombet kanë marrëdhënie të mira, por në Shqipëri kemi sensin e mikpritjes. Nuk pres vërshëllima gjatë himnit, do respektohet Franca”.

Shqipëria dhe Kosova?

“Pas Europianit, kishte një ndryshim brezash. De Biazi u largua dhe erdhi Panuçi, që dështoi të vinte dorën e tij në ekip. Tashmë me Rejën skuadra po rindërtohet, me disa lojtarë që luajnë në Serinë A. Kosova nga ana tjetër krijoi një largim të talenteve dhe dobësoi Shqipërinë. Kosova ishte në garë deri në fund në kualifikuese, diçka fantastike për një shet të vogël”.

Franca?

“Jam i mahnitur pas kësaj skuadre, të mbushur me talentë të jashtëzakonshëm dhe e drejtuar nga një fitues me eksperiencë. Duhet të kenë kujdes me ambicien dhe motivimin. Deschamps ka një sfidë të madhe, të mbajë skuadrën të uritur, sidomos brezin e ri”.

Cana