image Franca e mirëpret vendimin e Kurtit për taksën: Do të ofrojmë mbështetje në dialog

Kosovë

Politikë/ Franca e mirëpret vendimin e Kurtit për taksën: Do të ofrojmë mbështetje në dialog

news image

Ambasadorja franceze në Kosovë, Christina Butel, thotë se shteti saj mirëpret vendimin e Qeverisë Kurti që Kosovës të pezullojë taksën 100% ndaj produkteve serbe, ndërsa Serbia të ndalojë fushatën e saj lobuese për tërhekjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës. Kështu, qeveria franceze vlerëson se do të hapet mundësia e rifillimit të dialogut, i cili do të vazhdojë të zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ambasadorja Butel, në një intervistë për Kohën Ditore, ka thënë se edhe Franca do të ofrojë mbështetje në procesin e dialogut.

Në këtë intervistë, diplomatja franceze ka folur edhe për çështjet tjera aktuale politike, përfshirë heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, si dhe mundësisë së vendosjes së masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ajo ka thënë se tani secila palë duhet të kujdeset që të mos ndërmarrë ndonjë masë tjetër që mund të rrezikojë rifillimin e dialogut. Ambasadorja e Francës ka folur edhe për reformat e brendshme dhe perspektivën evropiane të Kosovës, si dhe sfidat kryesore me të cilat përballet Kosova.

Duke adresuar çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, ambasadorja Butel ka thënë se ende nuk janë përmbushur kushtet që ndërlidhen me funksionimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar./Gazeta Sinjali/