Fotografi dhe krijuesi i dokumentarëve ukrainas Maks Levin është gjetur i vdekur pranë kryeqytetit Kiev pasi u zhduk më shumë se dy javë më parë, tha të shtunën ndihmësi presidencial Andriy Yermak.
“Ai u zhduk në zonën e konfliktit më 13 mars në rajonin e Kievit. Trupi i tij u gjet në afërsi të fshatit Guta Mezhygirska më 1 prill”, tha ai në Telegram, shkruan Al Jazeera.
Levin ka lënë pas katër fëmijë, gruan dhe prindërit e tij.