image Fotografitë e Agon Musliut u vendosën në shesh nga kolegët e tij të fakultetit

Sociale

Fotografitë e Agon Musliut u vendosën në shesh nga kolegët e tij të fakultetit

news image

Qindra fotografi të Agon Musliut u vendos sot në shesh në vendin ku nesër do të protestojnë deri në 5 mijë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Fotografitë e 26-vjeçarit nga Gjilani i cili vdiq në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku po qëndronte në karantinë pasi u kthye nga Gjermania, u vendosën nga disa studentë të Universitetit të Prishtinës.

Studentët para mediave thanë se janë të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve lidhur me rastin e kolegut të tyre.

“Jam student në universitetin e Prishtinës, vij nga qyteti i Gjilanit, kemi marrë një iniciativë për kolegun tonë Agon Musliu, që ndërroi jetë para pak javësh. Jemi të pakënaqur me neglizhencën e institucioneve dhe me masat e rrepta që i kanë marrë ndaj studentit”, thanë organizatorët.

Të njëjtit kanë sqaruar se nuk janë nga ndonjë parti politike, mirëpo, vetëm studentë që kërkojnë drejtësi për këtë rast.

“Nuk përfaqësojmë parti e as organizate jemi vetëm studentë që po kërkojmë drejtësi”, kanë deklaruar të njëjtët./Gazeta Sinjali/