Në Romë janë të gjithë në festë. Zyrtarizimi i Paolo Dybalas me skuadrën verdhekuq ka bërë që tashmë çdo tifoz të “fluturojë” nga gëzimi.
Për këtë romakët menjëherë janë hedhur në sulm, teksa kanë krijuar edhe akulloren në emrin e argjentinasit, të paktën kështu raportojnë mediat italiane.
Një dyqan akulloresh e ka krijuar një shije të akullores të quajtur “Joya”, ku e ka vendosur mënyrën e festimit të golave të yllit argjentinas.
Me siguri, përpos akulloreve në këto ditë të nxehta të korrikut, tifozët “Giallorossi” do t’i shijojnë edhe golat e përfaqësuesit argjentinas.
Dybala kishte oferta nga klube më të mëdha se Roma, por në fund vendosi t’i bashkohet ekipit të Jose Mourinhos dhe ky fakt është duartrokitur dhe përshëndetur nga tifozët romakë, të cilët presin shumë nga futbollisti i deridjeshëm i Juventusit.