image Foshnja 14-ditëshe vdiq tri ditë pasi e kafshoi qeni 23 herë/ Sipas ekspertëve ai e ka parë foshnjën si lodër - Sinjali

Foshnja 14-ditëshe vdiq tri ditë pasi e kafshoi qeni 23 herë/ Sipas ekspertëve ai e ka parë foshnjën si lodër

news image

Një qen e kafshoi 23 herë foshnjën 14-ditëshe e cila po qëndronte në shtrat afër nënës së saj që ishte në gjumë. Të qarat e saj i dëgjoi babai i vet që ishte në katin e parë duke pirë cigare, raporton BBC.

Dan McNulty e kishte thirrë ndihmën e shpejtë dhe i kishte thënë “po i del gjak”.

Reubenin ishte dërguar në spitalin e Cambridge në Angli, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda në bosht kurrizor, kokë dhe tru. Tri ditë pasi e hoqën nga aparatet që e mbanin gjallë, Reubeni ndërroi jetë.

Pasi foshnja vdiq ekspertët e forenzikës thanë se “ekziston mundësia që qenit Dotty, Reubeni i është dukur si karrem apo lodër. Ka gjasa që të qarat apo ndonjë lëvizje e foshnjes nxiti reagimin e qenit”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin