image Formacioni zyrtar i PSG-së për sfidën ndaj Realit/ Neymar në bankë - Messi e Mbappe në sulm

Futboll

Formacioni zyrtar i PSG-së për sfidën ndaj Realit/ Neymar në bankë – Messi e Mbappe në sulm

news image

Paris Saint-Germain ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën ndaj Real Madridit, shkruan Sinjali Sport.

PSG janë nikoqir të spanjollëve në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ës së finales në Champions League.

Francezët kanë publikuar formacionin zyrtar për derbin e kësaj jave në Ligën e Kampionëve.

Në këtë takim në bankën rezervë gjendet, Neymar, i cili u rikthyer në ekip pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit.

Për parisienët në këtë takim mungon Sergio Ramos, i cili u lëndua javën e kaluar.

Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Angel Di Maria luajnë në sulm për vendasit.

Në anën tjetër Los Blancos janë të plotë për këtë sfidë, pasi të gjithë futbollistët janë të gatshëm.

Formacioni zyrtar i skuadrës së Pochettinos është ky:

Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; di María, Messi, Mbappé;

/Gazeta Sinjali Sporti/