Antonio Rüdiger do të mbetet pjesë e Real Madridit edhe për dy sezone të tjera.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, mbrojtësi gjerman ka firmosur tashmë kontratën e re me klubin spanjoll, e cila e mban në “Santiago Bernabéu” deri në verën e vitit 2027.
Marrëveshja e tij e mëparshme skadonte këtë muaj, por palët kanë arritur dakordësi për vazhdimin e bashkëpunimit, ndërsa njoftimi zyrtar nga klubi pritet të vijë brenda 24 orëve.
Rüdiger pritet të ketë rol të rëndësishëm në repartin defensiv të “Los Blancos” në sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit José Mourinho.
Së fundmi, ai u aktivizua edhe me përfaqësuesen e Gjermanisë, duke hyrë si zëvendësues në fitoren 7-1 ndaj Curacaos në ndeshjen hapëse të Botërorit.
Ndërkohë, Real Madridi vazhdon përforcimet në mbrojtje, ku raportohet se klubi ka arritur marrëveshje edhe për Ibrahima Konaté, Denzel Dumfries dhe Marc Cucurella, të cilët pritet t’i bashkohen skuadrës në muajt në vijim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!