image Reali e publikon formacionin zyrtar ndaj PSG-së dy orë më herët, Benzema titullar

Futboll

Reali e publikon formacionin zyrtar ndaj PSG-së dy orë më herët, Benzema titullar

news image

Real Madrid ka publikuar formacionin zyrtar për sfidën ndaj Paris Saint-Germain, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos janë mysafirë të francezëve në duelin e vlefshëm për raundin e 1/8-ës së finales në Champions League.

Mbretërit për çudi publikuan formacionin zyrtar dy orë më herët, ku në të bëjnë pjesë edhe Karim Benzema dhe Ferland Mendy.

Dyshja franceze nuk ka luajtur rreth një muaj dhe duket se janë të gatshëm të startojnë nga minuta e parë në derbi.

Në anën tjetër vendasit ende nuk e kanë zbuluar 11-shen startuese, veçse një gjë dihet që Neymar nuk do jetë titullar.

/Gazeta Sinjali Sporti/