image Mourinho rikthehet zyrtarisht në Real Madrid deri në vitin 2029

Futboll

Mourinho rikthehet zyrtarisht në Real Madrid deri në vitin 2029

news image

José Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madridit. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke finalizuar një nga lëvizjet më të bujshme të kësaj vere në futbollin evropian.

Sipas njoftimit, Real Madridi ka paguar 15 milionë euro për të ndërprerë kontratën e Mourinhos me Benficën, duke i hapur rrugë rikthimit të tij në kryeqytetin spanjoll.

Trajneri portugez ka firmosur kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2029 dhe pritet të drejtojë ekipin për tre sezonet e ardhshme. Drejtuesit madrilenë shpresojnë se përvoja dhe mentaliteti fitues i Mourinhos do ta rikthejnë klubin në majat e futbollit, pas dy sezonesh pa trofe të rëndësishëm.

Sipas komunikatës zyrtare të klubit, Mourinho do t’i bashkohet skuadrës më 13 korrik, datë kur nis edhe faza përgatitore për sezonin e ri.

Në njoftimin e publikuar nga Real Madridi, bëhet e ditur se bordi drejtues, i kryesuar nga Florentino Pérez, ka miratuar emërimin e José Mourinhos si trajner i ekipit të parë deri në vitin 2029.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/