Kombëtarja e Kosovës, sot, në Plezen të Çekisë do ta ketë ndeshjen më vendimtare deri më tani në fazën e kualifikimeve për “Euro 2020”.
“Dardanët” prej orës 20:45 do të përballen me Çekinë, rivalin direkt për vendin e dytë në Grupin A, vend i cili ia siguron njërës kombëtare Evropianin 2020.
Selektori Bernard Challandes ka bërë të qartë se sistemi i tij 4-2-3-1 nuk do të ndryshojë, pavarësisht mungesave që do të jenë.
Mungesa e madhe e Kosovës do të jetë Vedat Muriqi, që ka humbur dy ndeshjet e nëntorit shkaku i lëndimti në nyjën e këmbës që e pësoi me Fenerbahcen.