Kombëtarja e Kosovës nesër do të përballet me Malin e Zi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.
Ndeshja kualifikuese do të zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Trajneri i kombëtares Bernard Challandes, ka mbajtur konferencën e fundit për media pak më parë, por që nuk ka dashur të zbulojë shumë nga skema e tij se si mund të luajë nesër.
Challandes pritet të luajë me skemën e tij të njohur 4-2-3-1, me Muriçin në portë.
Katërshja në mbrojtje do të jetë e përbërë nga lojtarët: Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Fidan Aliti dhe Benjamin Kololli. Ndërsa, mesfushorë defanziv do të jenë: Herolind Shala dhe Valon Berisha.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: A.Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V. Berisha, Hadergjonaj, Celina, Rashica, V. Muriqi./Gazeta Sinjali/