image Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Sllovenisë

Futboll

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Sllovenisë

news image

Kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri te ndeshja e parafundit e Ligës së Kombeve, në të cilën Kosova sonte do të jetë mysafire e liderit të grupit, Sllovenisë.

Kombëtarja e Kosovës ka shumë mungesa, duke filluar nga kryetrajneri Bernard Challandes, i cili është infektuar me koronavirus dhe i cili do të zëvendësohet nga Muharrem Sahiti, si dhe duke vazhduar me shumë lojtarë të cilët do të mungojnë për shkak të lëndimeve ose për shkak të suspendimeve.

Ndeshja starton nga ora 20:45 dhe formacioni i Kosovës mund të duket si më poshtë:

KOSOVA: Muric, Vojvoda, Aliti, Rrahmani, Dreshevic, Hadërgjonaj, Rashkaj, Kryeziu, V. Berisha, Kastrati, Muriqi./Gazeta Sinjali/