Milot Rashica është startues nga minuta e parë për Werderin në ndeshjen e sontme ndaj Wolfsburgut që zhvillohet me fillim nga ora 20:30 në Bundesliga.
Në anën tjetër në formacionin startues të Wolfsburgut është Admir Mehmedi, shkruan Sinjali Sportiv.
Kujtojmë që vlera e Rashicës ka pësuar rënie të dukshme për shkak të lëndimeve dhe formës së tij të dobët të treguar me Werderin.