image Formacionet zyrtare: Valencia – Barcelona

Futboll

Formacionet zyrtare: Valencia – Barcelona

news image

Ndeshja më interesante në xhiron e 34 në Laligë do të zhvillohet mes Valencias dhe Barcelonës, shkruan Sinjali Sport.

Valencia pret skuadrën katalunase në stadiumin “Estadio de Mestalla” me fillim nga ora 21:00.

Blaugranasit do kërkojnë me çmos fitoren pas humbjes në javën e kaluar nga Granada, ku lëshuan një mundësi për t’u ngritur në pozitën e parë.

Skuadra e Koeman gjendet në vendin e tretë me 71 pikë dhe është në garë për trofeun e ligës.

Valencia në tjetrën anë po kalon një formë të dobët këtë edicion, duke u pozicionuar në të 14-ën pozitë me 36 pikë të arkëtuara.

Formacionet startuese të publikuara janë këto:

Valencia: Cillessen, Correia, Paulista, Guillamon, Grueso, Gaya, Wass, Soler, Racic, Guedes, Gomez .

Barcelona: Ter Stegen, Pique, Araujo, Lenglet, Dest, Alba, Busquets, Pedri, De Jong, Griezmann, Messi. /Gazeta Sinjali Sporti/