Roma do ta mbyll javën e 17-të në Serie A me sfidën ndaj Spezias, shkruan Sinjali Sport.
Giallorossi e pret në Olimpico skuadrën e Spezias me fillim nga ora 20:45.
Mourinho kërkon vetëm fitoren, e cila do ta mbajë në hap për një pozitë në top 4-she.
Roma ka 25 pikë në pozitën e tetë, përderisa Spezia me 12 pikë mban vendin e 17-të.
Nga fillimi në këtë takim do të paraqiten dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla dhe Rey Manaj.
Formacionet zyrtare janë këto:
ROMA (3-5-2): Rui Patricio; Smalling, Kumbulla, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Veretout, Mkhitaryan, Vina; Mayoral, Abraham.
SPEZIA (3-5-2): Provedel; Amian, Erlic, Nikolaou; Gyasi, Maggiore, Sala, Kovalenko, Reca; Strelec, Manaj. /Gazeta Sinjali Sporti/