Në elitën e futbollit francez Ligue 1 sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të xhiros së 35-të, shkruan Sinjali Sport.
Paris Saint-Germain do të pres në shtëpinë e saj Lensin me fillim nga ora 17:00.
Skuadra kryeqytetase në këtë edicion ka pasur vështirësi në ndeshjet e ligës dhe me këtë rast vazhdojnë luftën për titull nga pozita e dytë, ndërsa mysafirët nga Lensi gjenden në vendin e pestë.
Janë publikuar formacionet zyrtare në këtë ndeshje:
PSG: Keylor Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Danilo, Gueye; Draxler, Neymar, Sarabia; Icardi.
LENS: Faríñez; Gradit, Fortes, Medina; Michelin, Cahuzac, Doucouré, Fofana, Clauss; Ganago, Kalimuendo. /Gazeta Sinjali Sporti/