Manchester City dhe Newcastle do të hapin duelin e xhiros së 26-të në Premier League.
“Qytetarët” do të synojnë me çdo kusht fitoren me qëllim për të mbajtur hapin me Arsenalit, ndaj të cilëve qëndron 5 pikë larg aktualisht.
Ndërkohë Newcastle ndodhet në një krizë rezultatesh pasi nuk ka fituar asnjërën nga katër ndeshjet e fundit (3 barazime, 1 humbje), dhe tashmë po rrezikon Top katërshen, pasi Liverpool i është afruar në vetëm dy pikë, kurse Spurs kanë rrëmbyer pozitën e katërt.
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Man City XI: Ederson, Walker, Akanji, Dias, Ake, Rodrigo, De Bruyne, Gundogan, Foden, Grealish, Haaland.
Newcastle XI: Pope, Trippier, Lascelles, Botman, Burn, Guimaraes, Longstaff, Joelinton, Almiron, Gordon, Wilson
Dueli fillon nga ora 13:30.