Skuadra e Romës luan në udhëtim kundër Empolit, në kërkim të tri pikëve në Serie A.
Lojtarët e Mourinho shihen si favoritët për tri pikët në këtë ndeshje të fundit para pauzës së kombëtarëve.
Giallorossi ka 35 pikë në vendin e tetë, kurse me 29 pikë në pozitën e 12-të gjendet Empoli.
Ndeshja mes Empoli dhe Roma luhet me fillim nga ora 18:00.
Nga fillimi për vendasit luajnë dyshja shqiptare: Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami, kurse Marash Kumbulla rezervë te mysafirët.
Empoli: Vicario; Fiamozzi, Ismajli, Tonelli, Marchizza; Zurkowski, Ricci, Bandinelli; Bajrami; Henderson, Pinamonti
Roma: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Mkhitaryan, Maitland-Niles; Zaniolo, Abraham /Gazeta Sinjali Sporti/