Chelsea është nikoqir i Tottenhamit, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e parë të “EFL Cup”.
Dy skuadrat londineze kërkojnë vetëm fitore në mënyrë që të kenë avantazhin edhe për ndeshjen kthyese.
Tashmë formacionet e zgjedhura nga Thomas Tuchel, respektivisht Antonio Conte janë bërë zyrtare, ku Lukaku është rikthyer në 11-she pas skandalit javën e kaluar.
Chelsea: Kepa; Rudiger, Sarr, Azpilicueta; Ziyech, Jorginho, Saul, Alonso; Mount, Lukaku, Havertz.
Tottenham: Lloris; Tanganga, Sanchez, Davies; Royal, Skipp, Hojbjerg, Doherty; Son, Kane, Moura
Ndeshja zhvillohet në “Stamford Bridge” dhe nis në ora 20:45. /Gazeta Sinjali Sporti/