image Formacionet zyrtare, Betis - Barcelona

Futboll

Formacionet zyrtare, Betis – Barcelona

news image

Barcelona do ta vizitojë skuadrën e Betisit në duelin e xhiros së 35-të në La Liga sonte, transmeton Sinjali Sport.

Blaugranasit ndodhen aktualisht në pozitën e dytë në tabelë me 66 pikë të mbledhura, dy më shumë se Sevilla e dyta me 64 pikë dhe pesë më shumë se Atletico e treta me 61 pikë.

Ndërkohë Betisi ndodhet në pozitën e pestë me 58 pikë, dhe po kërkon pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, duke qenë vetëm tre pikë larg nga kjo pozitë.

Për të dy skuadrat ky do të jetë një duel mjaft i vlefshëm, me Barcën që kërkon të dalë si nënkampione, dhe me Betisin që synon të zë një vend në Ligën e Kampionëve.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

Betis: Bravo, Sabaly, Pezzella, Bartra, Moreno, Rodriguez, Guardado, Canales, Juanmi, Fekir, Borja Iglesias.

Barcelona: Neto, Alves, Araujo, Garcia, Alba, Busquets, De Jong, Gavi, Torres, Memphis, Dembele.

Takimi fillon nga ora 21:00.

/GazetaSinjaliSport/