image Formacionet zyrtare, Ballkani - Slavia Praga

Futboll

Formacionet zyrtare, Ballkani – Slavia Praga

news image

FC Ballkani do të mirëpresë sonte në “Fadil Vokrri” skuadrën e Slavisë së Pragës, në xhiron e parafundit të fazës grupore në Ligën e Konferencës.

‘Portokallinjtë’ ndonëse dëshpëruan në ndeshjen e fundit në Prishtinë, duke humbur ndaj skuadrës turke Sivasspor, ata sërish kanë në duart e veta fatin për kalimin e grupeve.

Nëse Ballkani fiton dy ndeshjet e mbetura të grupit, do të siguronin kalimin në fazën eliminuese të Ligës së Konferencës.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Frasheri, Potoku, Emerllahu, Jashanica, Thaqi, Zyba, Kuc, Dellova, Krasniqi, Rrahmani dhe Korenia.

Slavia Praga: Kolar, Jurasek, Ousou, Kacharaba, Masopust, Tiehi, Dorley, Olayinka, Lingr, Doudera dhe Sor.

/GazetaSinjaliSport/