image Formacionet zyrtare, Ballkani - Sivasspor

Futboll

Formacionet zyrtare, Ballkani – Sivasspor

news image

Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e katërt të grupeve në Ligën e Konferencës, ku do të takohet për herë të dytë me klubin turk, Sivasspor.

‘Portokallinjtë’ arritën fitoren e parë historike pikërisht ndaj klubit turk në Turqi javën e kaluar, duke triumfuar në fund me rezultat 4-3.

Ajo fitore historike bëri që Ballkani të marrë lidershipin në tabelë në grupin G, duke qëndruar me 4 pikë, aq sa kanë edhe tre skuadrat e tjera, mirëpo suharekasit qëndrojnë me numër më të lartë të golave të shënuara.

Ballkani tani do ta pret klubin turk në “Fadil Vokrri” sonte me fillim nga ora 21:00, nën prezencën e 13 mijë shikuesve, pasi tashmë të gjitha biletat janë shitur.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:

/GazetaSinjaliSport/