Arsenali do ta mirëpresë sot në Emirates skuadrën Bournemouthit, në kërkim të fitores së radhës.
‘Topçinjtë’ mposhtën me rezultat të thellë 4-0 në mesjavë skuadrën e Evertonit, për t’u shkëputur në 5+ pikë nga përcjellësi i dytë, Manchester City.
Londinezët tani kanë 60+ pikë pas 25 xhirove të para, duke e arritur këtë shifër vetëm për herë të tretë në një kampanjë të ligës gjatë kësaj faze të sezonit (gjithashtu 2003-04 dhe 2007-08).
Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare:
Arsenal: Ramsdale, Tomiyasu, Saliba, Gabriel, Zinchenko, Odegaard, Partey, Vieira, Saka, Trossard, Martinelli.
Bournemouth: Neto, Smith, Mepham, Stephens, Senesi, Zemura, Ouattara, Rothwell, Billing, Semenyo, Solanke.
Dueli fillon nga ora 16:00.