Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Austrisë do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00 në kuadër të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian, transmeton Sinjali Sport.
Italia arriti deri në këtë fazë pasi e mbylli Grupin A në vendin e parë me rekord perfekt, nëntë pikë të grumbulluara, shtatë gola të shënuar edhe asnjë të pësuar.
Në anën tjetër Austria ishte pjesë e grupit C, ku arriti të përfundojë në vendin e dytë me gjashtë pikë.
Italia po kalon në një formë fantastike ndeshjet e fundit dhe llogaritet favorit në këtë ndeshje, ndërsa austriakët kanë befasuar me paraqitjet e tyre deri tani dhe synojnë ti befasojnë edhe ‘Azzurrët’ sonte.
Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “Wembley” të Londrës.
Formacioni i mundshëm i Italisë:
Donnarumma; Di Lorenzo, Acerbi, Bonucci, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne.
Formacioni i mundshëm i Austrisë:
Bachmann; Lainer, Dragovic, Hinteregger, Alaba; Laimer, Grillitsch, X. Schlager; Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic. /Gazeta Sinjali Sporti/