Nëse keni vërejtur se ju duhen më shumë se 9 orë gjumë për tu ndjerë të pushuar, kjo mund të jetë një shenjë se vuani nga një problem shëndetësor.
Në shumicën e rasteve, gjumi i tepërt neglizhohet, pasi shumica mendojnë se kjo është për shkak të orëve të gjata të punës.
Por, duke mos i kushtuar vëmendje kësaj mund të çojë që ju të injoroni problemin e vërtetë i cili mund të ketë disa efekte anësore të këqija.
Mund të vuani nga hipersomnia
E kundërta e pagjumësisë, hipersomnia, është një gjendje e njohur për rritjen e kohëzgjatjes së gjumit gjatë natës ose ditës. Në fakt, vuajtja nga kjo gjendje mund të thotë gjithashtu që keni përgjumje gjatë ditës. Edhe kur flini më shumë se sasia e rekomanduar, me shumë gjasë do të ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur.
Zemra juaj mund të jetë shkaku
Një nga shenjat se mund të vuani nga një sëmundje e lidhur me zemrën mund të jetë gjumi i tepërt. Kjo gjithashtu përfshin përgjumje gjatë ditës.
Duhet të konsideroni kontrollimin e tiroides tuaj
Ekzistojnë 2 lloje të çështjeve të tiroides që ndikojnë në gjumë. Ndërsa njëra prej tyre shkakton pagjumësi, tjetra shkakton gjumë të tepërt ose ndjenjën e të qenit i lodhur gjatë gjithë kohës. Hipotiroidizmi lidhet me gjumin më shumë se 10 orë në ditë dhe mund të shkaktojë lodhje ditore dhe gjumë. /Gazeta Sinjali/