image Flet shqiptari 35-vjeçar që e vrau babain me sëpatë

Rajon

Shqipëri/ Flet shqiptari 35-vjeçar që e vrau babain me sëpatë

news image

Arjan Shahaj, 35-vjeçari që vrau babin e tij Iljaz Shahaj, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Ai është shfaqur kontradiktor në dëshmi dhe ka pranuar se ka qënë dy herë i shtruar në spitalin nr.5 në Tiranë. Arjan Shahaj tha se e qëlloi më sëpatë babain e tij 77-vjeç, për ta trembur dhe nuk donte ta vriste.

Nuk e qëllova për ta vrarë, por për ta tembur. Babai më kërkoi ta lija rehat vajzën me inicialet B.C. Babai më tha se njerëzit e vajzës ishin ankuar. I thash ta mbyllte këtë bisedë, por ai vazhdoi. Shkova në shtëpi dhe i kërkova lekë kunatës që të shkoja te motra në Tiranë. Kunata nuk mi dha lekët, por më pas i mora vet. Konflikti ishte i momentit, jo i paramenduar”, – u shpreh Arjan Shahaj.

Shahaj pasi vrau babin e tij me sëpatë, shkoi në banesë për ti marrët lekët kunatës, me pretendimin se do ikte në Tiranë. Por pak momente më vonë të afërmit kanë gjetur pa shenja jete Iljaz Shahaj, në një pyll pranë fshatit Shalës të Memaliajt.

Menjëherë pas ngjarjes në ndjekje të tij janë vënë efektivët e policisë së Gjirokastrës. Tri orë pas krimit, 35-vjeçari është arrestuar në aksin Levan-Tepelenë ku kishte hipur në një furgon për tu larguar në drejtim të Tiranës.