image Flet qytetari i cili u sulmua nga truprojat e Thaçit, jep detaje sesi ndodhi rasti

Siguri

Flet qytetari i cili u sulmua nga truprojat e Thaçit, jep detaje sesi ndodhi rasti

news image

Truprojat e presidentit Hashim Thaçi kanë prangosur dhunshëm sot qytetarin Veron Hasani, i cili iu referua presidentit si ‘Hajn’ dhe tentoi të hyjë brenda oborrit të Presidencës gjatë kohës sa presidenti Hashim Thaç po mbante konferencë.

Pas kësaj, Veroni është deklaruar para mediave ku tha se tashmë ka dhënë dëshminë e tij në Inspektoratin Policor, ku theksoi se ndaj tij është përdorur dhunë dhe se ka kërkuar trajtim shëndetësorë në QKUK.

“Me dëshmu që Qeveria Hoti bashkë me presidentin Thaçi kanë filluar dhunën ndaj qytetarëve, ata padrejtësisht e vodhën vullnetin e qytetarëve dhe truprojat e Thaçit erdhën në drejtim timin dhe shokëve që ishim bashkë dhe na sulmuan. Ata kanë përdorur dhunë fizike ndaj meje, kemi shkuar në QKUK për trajtim dhe pas kësaj siç e tha edhe avokati, do t’i ndjekim penalisht për dhunën që kanë ushtruar ndaj një qytetari të Kosovës. Jo, s’kam pasur komunikim verbal ata kanë ardhur drejt meje pa e ditur se kush janë në të vërtetë, pa u prezantuar se janë polic të Kosovës, apo Mbrojtja e Afërt e Thaçit. Ka qenë me e dëshmu vullnetin e qytetarëve se ai është hajn kaq”, tha ai.

Tutje ai shtoi se është truprojat i kanë pastruar gjakun nga fytyra me faculetë dhe më pas i kanë hedhur në një shportë.

“Jam pyetur  për sulmin që më kanë bërë truprojat dhe kanë marrë dëshminë time. Në momentin kur më kanë gjakos, pasi që më kanë futur në kabinë thanë që mos e lyj fytyrën mos bë makijazh me gjakun tënd në fytyrën tënde, kjo ka qenë deklarata nga Mbrojtja e Afërt e presidentit. Kanë marrë faculeta edhe më kanë fshi gjakun, tek kabina tek Presidenca aty. Ma kanë fshi fytyrën me këto faculeta dhe i kanë fut në një shportë aty afër, faculetat me gjak. Qytetarët e Kosovës janë të kërcënuar nga Qeveria Hoti, nga marrëveshjet e ndyta me Serbinë dhe marrëveshjet e ndyta brenda territorit të Kosovës. Kërcënimi më i madh vjen nga Qeveria Hoti dhe Thaçi”, është shprehur Hasani në Dukagjin./ Gazeta Sinjali/