Bashkim Mehmeti ishte personi i parë që vdiq dje pas konfliktit me armë në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
Një ditë pas krimit që rezultoi me dy të vdekur dhe dy të tjerë të plagosur rëndë, motra e Bashkim Mehmetit është shprehur e rënduar emocionalisht për vdekjen e vëllait.
Dje rreth orës 16:00, filloi një konflikt i armatosur në kryeqytet që rezultoi me vdekjen e Bashkim Mehmetit dhe Mefail Rafunës, anëtarët e dy familjeve që mospajtimi për një pronë bëri që të përlesheshin me armë. /Sinjali