image Flet dëshmitari që e përjetoi nga afër sulmin terrorist në Vjenë

Evropë

Flet dëshmitari që e përjetoi nga afër sulmin terrorist në Vjenë

news image

Katër persona kanë vdekur si dhe 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë në Vjenë.

Një qytetar i cili ka qenë në vendngjarje në momentin kur ka ndodhur sulmi për mediat austriake e ka rrëfyer ngjarjen.

Ai po bëhej gati të mbyllte lokalin e tij në qendër të qytetit, pasi nga dita e mërkurë, Vjena do të izolohet për shkak të shtimit të rasteve pozitive me COVID-19.

“Papritmas pati të shtëna, në fillim 20, pastaj tetë dhe pastaj përsëri 20”, ka deklaruar dëshmitari.

Vetëm kur e pa të dyshuarin të vdekur në tokë, ai e dinte se çfarë kishte ndodhur.

Gjatë kësaj kohe, dëshmitari ka vërejtur vetëm një nga sulmuesit.

“Ai zbriti në Schwedenplatz dhe pastaj u ngjit përsëri”, tha dëshmitari.
Sulmuesi u qëllua më pas për vdekje nga policia afër Ruprechtskirche./Gazeta Sinjali/