Berat Gori, është prindi i djalit i cili u rrah në kopshtin ‘’Cambridge Kid’’, para dy ditësh, ai tha se kopshti nuk është edhe i lirë, pasi ai ka paguar 230 euro në muaj.
Gori ka thënë se fëmija i tij çdo herë kur ka dalur nga çerdhja ka qenë më i hareshëm, por jo edhe kur është dërguar për aty.
‘’Kur e kam marrë nga çerdhja ka qenë shumë më i hareshëm, më i gëzueshëm, ndërsa kur e dërgojsha nuk ka qenë ashtu, ka qenë më ndryshe’’, është shprehur ai.
Prindi i fëmijës së rrahur në kopsht, ka thënë se uron që rasti me djalin e tij të jetë i fundit që ndodhë në Kosovë.
Për keqtrajtimin e fëmijës 16 muajsh, Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka ndaluar dy gra në kohëzgjatje për 48 orë.
Kujtojmë që sot për Gazeta Sinjali, drejtori i Inspektoriatit të Arsimit, Dëfrim Gashi, ka thënë se për momentin kanë pezulluar veprimtarinë e këtij kopshti./ Gazeta Sinjali/