image Kryediplomati kroat flet për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

Rajon

Kryediplomati kroat flet për rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor

news image

Ministri i Punëve të Jashtme në Kroaci, Gordan Gërliq, ka folur rreth rëndësisë së integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.

Këto fjalë ai i tha në Berlin, ku mori pjesë në takimin jozyrtar të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

“Theksova rëndësinë e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor ku çështja më urgjente është Bosnja dhe Hercegovina dhe nevoja për reformën zgjedhore”, ka shkruar Gërliq në Twitter.

Ai ka deklaruar se në Berlin pati rastin të zhvillojë një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, ku ka biseduar për NATO-n.

/GazetaSinjali/