image Babai i Messit në Barcelonë – flet për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në “Camp Nou”

Futboll

Babai i Messit në Barcelonë – flet për rikthimin e mundshëm të argjentinasit në “Camp Nou”

news image

Babai i yllit argjentinas, Lionel Messi, Jorge Messi, është parë sot në qytetin spanjoll, në Barcelonë.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero ka shpërndarë një video ku shihet Jorge Messi duke dalë nga aeroporti, teksa ngriten dyshimet për një rikthim të mundshëm të Messit në Kataluni.

I ati i Messit, komentoi mundësinë nëse biri i tij mund të rikthehet aty ku shkëlqeu ndër vite, duke arkëtuar të gjithë trofetë e mundshëm për një ekip.

“Shpresoj që Leo të kthehet në Barcelonë, një ditë”, tha Jorge Messi, duke ringjallur shpresat e tifozëve që ish-numri 10 i skuadrës, do të kthehet përsëri.

/GazetaSinjaliSporti/