image Pasi edukatorja ia goditi djalin me shuplakë, nëna tregon edhe skandale të tjera të çerdhes në Prishtinë - Sinjali

Reagim/ Pasi edukatorja ia goditi djalin me shuplakë, nëna tregon edhe skandale të tjera të çerdhes në Prishtinë

news image

Nëna e fëmijës së rrahur nga edukatorja në kopshtin “Cambridge Kids”, ka thënë se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme.

Ajo ka treguar se përderisa bashkëshorti i saj kishte shkuar në kopsht për ta marrë fëmijën, kishte kërkuar nga menaxherja, e cila qëndron tek hyrja ta lejonte t’i shikonte kamerat duke ia bërë gati djalin, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas asaj që rrëfen nëna, bashkëshorti i saj në atë moment e kishte parë sesi edukatorja e kishte goditur djalin me shuplakë në fytyrë.

“Ai e ka këqyrë drejtpërdrejtë atë skenën që edhe unë e kom postu në Facebook edhe e ka pa, ai e ka pyet menaxheren aty për aty se a është duke e rreh dhe kjo ka thënë jo, vetëm është duke fol me të. Më pastaj ai i ka kërkuar që t’ia kthente kamerat dhe të xhironte pasi që nuk ishte i sigurt se a e kishte rrahur apo jo dhe ma ka dërguar mua videon”, ka thënë fillimisht nëna e fëmiut në një prononcim për rtv21.tv.

Më pastaj, ajo ka treguar se fëmiun e kanë larguar nga kopshti, por kanë dëshiruar që rastin ta bëjnë publike, në mënyrë që fëmijët e tjerë të mos abuzohen në asnjë rrethanë.

“Unë djalin e kam hekë prej aty edhe nuk është më në rrezik. Po nuk mendoj që asnjë fëmijë në ato rrethana të qëndroj aty edhe për atë arsye e kam bërë publike edhe po dëshiroj ta bëj sa më publike që fëmijët mos me qenë të abuzuar”.

Nëna ka treguar gjithashtu se edukatoret e kopshtit nuk kanë qenë gjithmonë të sinqerta në raport me ta, pasi që ka pasë raste kur e kanë gënjyer rreth të ushqyerit të fëmiut.

“Kemi pasë raste edhe fëmijën kur nuk e kanë ushqy dhe në raportin ditor e kanë shkruar që fëmija është ushqyer. Kur kemi shkuar për ta kërkuar videon me pa se a është ushqyer fëmija, fëmija ka dalë që nuk është ushqyer, do të thotë ata kanë rrejt”, ka thënë ajo.

Teksa kujtojmë se kopshti i fëmijëve “Cambridge Kids”, sot e ka përjashtuar edukatoren Teuta Gashin, e cila e kishte goditur me shuplakë në fytyrë fëmiun që ishte nën përkujdesjen e saj.

Rasti në polici është denoncuar mbrëmë, teksa edhe videoja e këtij akti është publikuar edhe në rrjetin social Facebook./Gazeta Sinjali/

#Ekskluzivisht për 21Media është deklaruar #nëna e #fëmijës së #rrahur nga #edukatorja në #kopshtin ‘Cambridge Kids.

#Ekskluzivisht për 21Media është deklaruar #nëna e #fëmijës së #rrahur nga #edukatorja në #kopshtin ‘Cambridge Kids.

Gepostet von RTV21 am Dienstag, 11. Februar 2020


Shpërndaje artikullin