image Flet babai i 20-vjeçares nga Klina që u zhduk dhe dyshohet se u përdhunua në Kukës

Kosovë

Flet babai i 20-vjeçares nga Klina që u zhduk dhe dyshohet se u përdhunua në Kukës

news image

Milazim Berisha, babai i 20-vjeçares e cila ishte zhdukur, ka treguar se vajza e tij ka kaluar ditë të rënda në Kukës të Shqipërisë, 3 ditë pasi u zhduk me të dalë nga shtëpia mëngjesin e së premtës.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar dy vëllezër janë arrestuar në Kukës pasi dyshohet se abazuan seksualisht me 20-vjeçaren me të meta. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe babai i saj, Milazim Berisha. Ai ka thënë se vajza e tij aktualisht është në gjendje jo të mirë, ndërsa ka thënë se një person tjetër, që sipas tij është i dyshuari kryesor, është ende në kërkim.

“Gjendja e saj njëherë mirë jo. E kanë marrë do të Kukësit atje dhe çka po di unë ato mënyrat e tyre çka kanë dashtë me bë. Atje i kanë nxënë. Dy i kanë burgosë dje edhe njëri është në kërkim. Ai bash kryesori është në kërkim”, ka thënë Milazim Bersiha.

Ai ka treguar se vajza është kthyer mbrëmë në Kosovë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“E kanë pru mbrëmë. Në ora 02:00 të mëngjesit jam kthy në shtëpi. Kemi ardhë me Polici. Policia e Kukësit na kanë pru deri këtu. Tani kanë dalë të Kosovës e kanë marrë këtu, e kanë çu te mjekët”, ka thënë Milazim Berisha për Sinjalin.

Arrestimi i dy vëllezëve nga fshati Lojme i Kukësit (njëri 31 vjeç e tjetri 24) u bë pasi dyshohet se ata kishin kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçaren, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.

Materialet akuzuese ndaj XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës që do t’i hetojë ata për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.

20-vjeçarja nga fshati Volljakë i Klinës ishte zhdukur të premtën në mëngjes. E njëjta ishte zhdukur edhe para më shumë se një viti, ndërsa kur ishte gjetur nga Policia, kishte tentuar t’ia vë flakën vetës. /Gazeta Sinjali