image Flet Ambasadori i Kosovës në Kroaci pas tërmetit të fuqishëm, ka një njoftim për bashkatdhetarët

Evropë

Flet Ambasadori i Kosovës në Kroaci pas tërmetit të fuqishëm, ka një njoftim për bashkatdhetarët

news image

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli, nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, ka njoftuar se deri më tani nga tërmeti i shkaktuar është raportuar vetëm për një viktimë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që gjenden në Kroaci, që për çfarëdo rasti urgjent të telefonojnë në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës.

Ai po ashtu ka uruar që në këtë kohë të vështirë për të gjithë, të arrijnë që sadopak të gjejnë forcë dhe qetësi shpirtërore.

Njoftimi i plotë:  

Te nderuar,

Nje termet tjeter i fuqishem 6.4 shkalle te Rihterit e goditi sot Kroacine.

Epiqendra e termetit ishte ne Petrinje, 44 kilometra larg Zagrebit dhe eshte ndjere edhe ne shtetet fqinje. Deri me tash raportohet per nje viktime, vajze e vogel, shume te tjere te lenduar dhe deme te medha materiale.

Per momentin, nuk kemi te dhena per te lenduar bashkatdhetare tane ne Kroaci.

Ju bejme thirrje bashkatdhetareve tane qe per raste urgjente te lajmerohen ne numrin emergjent te Ambasades se Republikes se Kosoves ne Kroaci

Uroj te gjejme force dhe qetesi shpirterore ne keto kohe te veshtira!

Për çfarëdo rasti urgjent, mund të telefononi në numrin emergjent të Ambasadës së Republikës së Kosovës: +385916037343./Gazeta Sinjali/