image Flasin nga spitali për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Prizren - Sinjali

Flasin nga spitali për gjendjen shëndetësore të të plagosurve në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një tentim grabitje në një argjendari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku pronari i lokalit u plagos nga tre të dyshuar, të armatosur.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj, në një prononcim për Sinjalin ka thënë se gjendja shëndetësore e dy të plagosurve është nën kontroll.

Sipas tij, babai, Orhan Kasemi ka marrë dy plagë, një në barkë dhe një tjetër në këmbë. Ndërsa, i biri i tij, Ismeti, ka marrë një plagë në këmbën e majtë.

“Janë dy të lënduar, të plagosur me armë zjarri. Njëri është i moshës 61-vjeçare, që ka marrë plagë në bark dhe këmbë. Ndërsa tjetri është 28-vjeçar që ka marrë plagë në këmbën e majtë. Të dytë janë në repartin e emergjencës dhe gjendja e tyre është nën kontroll“, ka thënë drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin