Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira nëntë vetura dhe një kamion, transmeton Sinjali.
Sipas mjekut kujdestar në QKUK, Ibrahim Maliqit. tre të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.
“Tre të lënduar janë dërguar për në Emergjencën e QKUK-së. Në mesin e tyre nuk ka fëmijë, kurse gjendje shëndetësore e këtyre tre të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë.”, ka thënë Maliqi./Sinjali/