image Flasin nga LDK-ja: VV-në e ka kapur paniku, po përdorë buxhetin e komunës për vota

Politikë

Flasin nga LDK-ja: VV-në e ka kapur paniku, po përdorë buxhetin e komunës për vota

news image

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren gjatë ditës së sotme nëpërmjet një komunikate për media, tha se pushteti lokal në Prizren po keqpërdorë pozitën zyrtare për fushatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre kjo po bëhet nga zyrtari komunal për mirëqenie sociale dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes për fshatin Skorobisht, të cilët kanë shpërndarë miell në këtë fshat.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me zëdhënësen për informim të LDK-së në Prizren, Afërdita Morina, e cila ka thënë se shpërndarja e ndihmave në kohën e fushatës zgjedhore nënkupton blerje votash dhe keqpërdorim pushteti.

“Së pari, shpërndarja e ndihmave në çfarëdo forme në muaj elektoral, nuk ka si kuptohet ndryshe pos blerje votash e keqpërdorim pushteti”, tha ajo për Sinjalin.

Tutje ajo ka shtuar se LVV-në e ka kapur paniku, pasi sipas saj ata e dijnë se nuk i kanë punët mirë në komunën e Prizrenit sepse kanë pasur “një qeverisje skandaloze”.

Mendoj që VV-në e ka rrokur panik dhe e ka humbur rrugën në oborr, siç thotë populli. Ata e dinë që në Prizren nuk i kanë punët mirë, pas një qeverisje skandaloze, qytetarët janë këndellur dhe janë bindur që VV-ja ka qenë një eksperiment i keq. Prandaj, këta janë duke përdorur, madje edhe buxhetin komunal, që të sigurojnë disa vota.

“Përndryshe, përdhosja e tillë e dinjitetit të qytetarëve të mirë të komunës së Prizrenit, është krim!”, shtoi ajo për Sinjalin.

/Gazeta Sinjali/