image LDK me akuza të rënda për VV-në: Në Prizren po blejnë votat me dy thasë miell - Sinjali

LDK me akuza të rënda për VV-në: Në Prizren po blejnë votat me dy thasë miell

news image

Dega e Lidhjes Demokratike në Prizren nëpërmjet një komunikate për media po pretendon se pushteti lokal në Prizren po keqpërdorë pozitën zyrtare për fushatë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tyre qeverisja lokale e Prizrenit ka filluar blerjen e votave me dy thasë miell, në fshatin Skorobisht të kësaj komune.

Ata në postimin e tyre kanë shkruar se mielli po shpërndahet nga zyrtari komunal për mirëqenie sociale dhe udhëheqësi i Vetëvendosjes për këtë fshat.

“Qeveria lokale, në fshatin Skorobisht ka filluar blerjen e votave me nga dy thasë miell. Ky është çmimi që taksapaguesit e Prizrenit po paguajnë për kaparisje votash për partinë në pushtet, Vetëvendosje”, kanë shkruar dega e LDK-së në Prizren.

Sipas tyre shpërndarja e këtij mielli në kohën e fushatës zgjedhore është “keqpërdorim i buxhetit komunale dhe  pozitës zyrtare për qëllime elektorale”.

Krejt në fund ata kanë ftuar organet e rendit për të mbikëqyrur e hulumtuar siç e quajnë nga dega e LDK-së në Prizren “zemërgjerësinë” e pushtetarëve. /Gazeta Sinjali/

May be an image of 1 person and text that says "54% Search 17:44 Home Photos Tekss Bend 1h.â Sot se bashku me Drejtorin e Mireqenjes Sociale ne Komunen e Prizrenit Islam Thaqi Ndihmuam 30 Familije ne Fshatin Skorobisht me nga 2 these miell 50kg. #VvazhdojmeperPublikun Danas zajedno sa Direktorom Islam Thaqi Pomogli smo 30 familije u nase selo po 2 djaka Brasno od 50kg. Zahvalujem Opstini Prizreni Direktoru Islamu Thaqiju. VETONI! "VETONI VETORIT VET"
May be an image of 2 people and text that says "54% Search 17:44 Home Photos Danas zajedno sa Direktorom Islam Thaqi Pomogli smo 30 familije u nase selo po 2 djaka Brasno od 50kg. Zahvalujem Opstini Prizren i Direktoru Islamu Thaqiju. VETONI! "VETONIT vEτO VET T SETON SETONI +2 Tekss Bend and 24 others 2 comments TekssBendad24others2comens1share 1 share"

Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: