image Flasin nga LDK-ja, tregojnë nëse është arritur koalicioni me VV-në

Kosovë

Politikë/ Flasin nga LDK-ja, tregojnë nëse është arritur koalicioni me VV-në

news image

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Imri Ahmeti ka mohuar të jetë arritur koalicioni në mes të LDK-së dhe VV-së. Ai gjatë një prononcimi për Gazetën Sinjali ka thënë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar për koalicion me VV-në.

“Nuk kam informacion të tillë. E di që është duke u negociuar ende. Ka pas komunikim mes shefave, por nuk e di që ka ndonjë vendim teknikisht lidhur me këtë çështje, tash për tash nuk është një vendim definitiv. Ka negocim po diskutohet, shohim deri nesër”, ka thënë Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Në mediat vendore është raportuar se është arritur koalicioni në mes të VV-së dhe LDK-së, duke pretenduar se Glauk Konjufca do të jap dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit. /Gazeta Sinjali/