image Flamuri i UÇK-së vendoset në Ambasadën e Serbisë në Finlandë (FOTO)

Evropë

Flamuri i UÇK-së vendoset në Ambasadën e Serbisë në Finlandë (FOTO)

news image

Një flamur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është vendosur mbrëmë në ndërtesën e Ambasadës së Serbisë në Finlandë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, e cila e vlerësoi këtë si akt provokues dhe vandal.

Madje, kjo ministri ka njoftuar se ambasadori serb, Sasha Obradoviq, e ka larguar flamurin dhe për këtë rast ka njoftuar policinë e Helsinkit.

“Në ndërtesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë në Finlandë, autorë të panjohur mbrëmë kanë vendosur flamurin e UÇK-së terroriste ( e ashtuquajtura Ushtria Çlirimtare e Kosovës).”

“Mëngjesin e sotëm, ambasadori Sasha Obradoviq hoqi flamurin nga hyrja e oborrit të ambasadës dhe njoftoi policinë e Helsinkit për incidentin, e cila shkoi në vendin e ngjarjes dhe kreu hetimet.”

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Serbisë dënon ashpër këtë akt provokues dhe vandal dhe pret që autorët të gjenden”, përfundon njoftimi./Gazeta Sinjali/