Lëvizja Vetëvendosje po përmbyll fushatën zgjedhore sot në Prishtinë. Simpatizantët e kësaj partie po mbajnë në duar flamuj kuq e zi, e në mesin e tyre shihet edhe një flamur i shtetit të Kosovës.
Kujtojmë se kandidati I kësaj partie për kryeministër, Albin Kurti e kishte quajtur flamurin e Kosovës “flamur lara-lara”.
“…nuk mund të përparojmë shtetin me atë flamurin lara-lara…”, dëgjohej duke thënë Kurti vite më parë në një protestë.
“Flamuri lara-lara është, unë nuk ia kam zgjedhur ngjyrat”, kishte deklaruar Kurti sërish para disa javësh./Gazeta Sinjali/