image Flakët shkrumbojnë një banesë në Bulqizë, jetonin 4 familje

Shqipëri

Flakët shkrumbojnë një banesë në Bulqizë, jetonin 4 familje

news image

Një banesë kolektive është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen ‘Minatori’ të Bulqizës.

TCh raporton se në objektin e djegur banonin katër familje, ndërsa bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Flakët kanë shkrumbuar gjithçka, ndërsa nuk dihet se sa persona ishin brenda në momentin që ka rënë zjarri.

Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve./GazetaSinjali/