image Fjalët e Isa Mustafës pas takimit me Albin Kurtin: Më vjen keq që jeni mërdhi

Kosovë

Fjalët e Isa Mustafës pas takimit me Albin Kurtin: Më vjen keq që jeni mërdhi

news image

As takimi i sotëm rreth tre orësh mes liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Isa Mustafa, nuk ka rezultuar me një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Dështimin në arritje e marrëveshjes e ka konfirmuar pas takimit, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili u tha gazetarëve se, ka një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve dhe se takimi do të vazhdojë nesër.

Ndërsa, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke dalë nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ju është drejtuar gazetarëve me keqardhje që kanë pritur në të ftohtë.

“Më vjen keq që jeni mërdhi ju, por ne do të vazhdojmë nesër”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe, që nga përfundimi i zgjedhjeve nacionale të 6 tetorit, LVV dhe LDK kanë zhvilluar takime të shpeshta për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës./Gazeta Sinjali/